(E përditësuar) – Kur janë numëruar 47% e votave të diasporës në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, LVV kryeson me 76.5% të votave të fituara.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me postë – votave nga diaspora.
Deri më tani janë numëruar 26 mijë e 953 vota nga rreth 56 mijë e 610 vota të aprovuara nga diaspora.
Sipas të dhënave nga QNR (tabela e përditësuar rreth orës 24:00) rezultatet deri më tani janë si më poshtë:
LVV – 20,614 vota
LDK – 2,282 vota
PDK – 2,164 vota
AAK – 859 vota
NISMA – 205 vota
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve mbrëmë ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.
Pas numërimit të 29 mijë e 490 votave, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 14 mijë e 939 vota.
E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 4,997 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta me 2,944 vota, pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 2,167 vota./Telegrafi/