Sonte po punohet dhe vendoset numëratori në portën triumfale në Shkup.
Kryeministri Zoran Zaev sot tha se këtë premtim e ka dhënë kur ka qenë në opozitë dhe se shumë shpejtë do ta arrihet ky premtim.
Zaevi tha se ky numërator që do ta financojë ai, gjegjësisht se do ta paguajë me para të tij dhe do ta dhurojë Ministrisë për Kulturë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Më 22 nëntor të viti 2016, gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Zaevi në një fushatë partiake tek Komuna e Aerodromit premtoi se paratë e vjedhura do të kthehen përsëri në shtet dhe se këtë do ta regjistrojë më numërator vendosur në “Porta Maqedoni” në Shkup./Telegrafi/