Në të dy aeroportet në Republikën e Maqedonisë është regjistruar numër rekord i udhëtarëve të transportuar si rezultat i zbatimit të politikave të Qeverisë për zhvillimin e komunikacionit ajror në vend, informon Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.
Nga muaji janar deri në tetor të vitit 2017, numri i përgjithshëm i udhëtarëve të transportuar nga aeroportet “Aleksandri i Madh” – Shkup dhe “Shën Apostul Pali“ – Ohër arrin 1,731,098, që paraqet rritje prej 12.8 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur numri i udhëtarëve arriti në 1,534,591, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vetëm në muajin tetor të vitit 2017 nga të dy aeroportet në Republikën e Maqedonisë, siç thuhet në kumtesën e Ministrisë, janë transportuar gjithsej 184,393 udhëtarë. Krahasuar me vitin 2016, kur gjatë muajit të njëjtë janë regjistruan 151,877 udhëtarë, është regjistruar rritje prej 21.4 për qind.
Në aeroportin “Aleksandri i Madh”, numri i udhëtarëve për periudhën janar-tetor të vitit 2017 arrin 1.582.989 ose një rritje prej 12.8 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtën të vitit 2016 kur janë regjistruar 1.403. 902 udhëtarë.
Gjithashtu, është shënuar edhe rritje prej 13.3 për qind e numrit të udhëtarëve në aeroportin “Shën Apostul Pali “në Ohër. Nga muaji janar deri në përfundim të muajit tetor këtë viti janë regjistruar 148.109 udhëtarë, krahasuar me 130.689 udhëtarët e transportuar gjatë periudhës së njëjtë në vitin 2016./Telegrafi/