Republika e Maqedonisë sot po i shënon dy Ilindenët – 113 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit dhe 71 vjetori i Mbledhjes së parë e KAÇKM-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Për këtë në Maqedoni përveç festës ka pasur edhe rritje të numrit të turistëve në liqenin e Ohrit, pra në qytetin e Strugës dhe në qytetin e Ohrit.
Rritja e numrit të turistëve vjen si shkak të fundjavës së vazhduar, si shkak i festimeve për ditën nacional-çlirimtare ”Ilinden”, atraksioneve dhe koncerteve që mbahen në Ohër dhe dëshira e qytetarëve që të përdorin liqenin si vend flladi duke pasur parasysh edhe të nxehtin e madh që arrin temperaturat deri në 39 gradë celsius.
Përndryshe, mbrëmë në Ohër koncert ka pasur Nicky Romero dhe Lost Frequencies të cilët u mbajtën në stadiumin e qytetetit ”Biljanini Izvori” nën organizim të Avalon Production, me moton ”Ohrid Calling”. Telegrafi Maqedoni ishte partner medial i këtij koncerti.
Në qytet janë vërejtur turistë nga Holanda, Finlanda, Belgjika, Polonia, Sërbija, Kina, Japonia, Shqipëria, Angli dhe Izraeli./Telegrafi/