Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar për një numër rekord të të prekurve me coronavirus.
Gjatë 24 orëve të fundit, OBSH-ja raportoi për 292.527 raste të reja të infektuar me pandeminë globale COVID-19, shkruan CNN.
Numri i përgjithshëm i rasteve që janë raportuar deri më tani në nivel global është 17,106,007, transmeton Telegrafi.
Rritja e rasteve të raportuara rishtas vendos një tjetër rekord për rastet e raportuara në OBSH brenda një periudhe një ditore. Rekordi i mëparshëm u vendos të premten e kaluar, 24 korrik, kur u regjistruan 284.196 raste të reja.
Raporti i sotëm gjithashtu vuri në dukje se kishte 6,812 vdekje shtesë shkaku i virusit të raportuara, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në të gjithë botën në 668.910.
Ndryshe, Kosova deri më tani ka regjistruar 8330 persona të prekur me coronavirus gjersa kanë ndërruar jetë 228 njerëz. /Telegrafi/