Site icon Telegrafi

Numër rekord i emigrantëve kalojnë nga Franca në Britani të Madhe

Numri i njerëzve që kaluan Kanalin Anglez nga Franca në Britani arriti një rekord të ri.

Saktësisht, 1295 persona kanë kaluar këtë kanal, njoftoi qeveria britanike, shkruan euronews.

Rekordi i mëparshëm u regjistrua më 11 nëntor 2021, kur kishte 1185 emigrantë.

Që nga fillimi i vitit, rreth 22,670 njerëz kanë kaluar Kanalin Anglez, krahasuar me 12,500 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, raporton AFP.

Ardhja e një numri të madh emigrantësh është një problem i madh politik për autoritetet britanike, të cilat kanë premtuar kontroll më të mirë kufitar pas daljes së vendit nga BE.

Tensionet midis Londrës dhe Parisit janë në rritje dhe qeveria britanike akuzon Francën se nuk ka bërë sa duhet për të parandaluar kalimet. /Telegrafi/

Exit mobile version