Për shkak të interesimit të madh të qytetarëve të vendit për marrjen e vaksinës kundër gripit sezonal, në Qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare në kryeqytet janë bërë radhë të gjata.
Siç merr vesh Telegrafi, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Policisë së Kosovës për të mbajtur rendin.
Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj të hënën ka bërë të ditur se ka filluar shpërndarja e vaksinave kundër gripit sezonal, ndërsa me 160 500 vaksinat e para do të imunizohen grupet më të rrezikuara.
Zemaj bëri të ditur se në ndërkohë, Ministria është në proces të sigurimit edhe të 50 000 vaksinave të tjera, me çka sipas tij, do të ngritej për 100 për qind numri i vaksinave krahasuar me vitin paraprak.
Ndryshe, këto vaksinat janë blerë nga Ministria e Shëndetësisë përmes UNICEF-it dhe do të shpërndahen dhe jepen falas për qytetarët e vendit. /Telegrafi/