Site icon Telegrafi

Nuland do ta takojë Janevën, Dimitriev dhe Ivanov jashtë agjendës!?

Permanent Representative of the North Atlantic Treaty Organization (NATO), Victoria Nuland, addresses a press confrence at the US Embassy in Kabul, 25 September 2007. Victoria Nuland, Permanent Representative of NATO and Karen P. Tandy, Administrator of the Drug Enforcment Administration (DEA) are in the Afghan capital on an official visit. AFP PHOTO/MASSOUD Hossaini (Photo credit should read MASSOUD HOSSAINI/AFP/Getty Images)

Prokurorja publike Katica Janeva është funksionarja e vetme e lartë me të cilën do të takohet ndihmës-sekretarja amerikane për çështje evropiane dhe euro-aziatike, Victoria Nuland e cila më 11 korrik do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç zbulon jo zyrtarisht mëson “Sakamdakazam,mk”, Nuland të hënën do të takohet vetëm me Janevën dhe liderët e katër partive nënshkruese të Marrëveshjes “Përzhino”, por nuk do të takohet as me kryeministrin Dimitriev e as me presidentin Ivanov.

Sipas njoftimit zyrtar të Departamentit amerikan të shtetit, Nuland në takimet e parapara do të bisedojë lidhur me nevojën për zgjidhjen e krizës aktuale politike, për përkrahjen e Prokurorisë speciale publike dhe për krijimin e kushteve për zgjedhje të besueshme./Telegrafi/

 

Exit mobile version