Telegrafi

Nuland sot për vizitë në Shkup

Ndimës sekretarja shtetërore e SHBA-së për çështje evropiane dhe euroaziatike në Departamentin e Shtetit, Victoria Nuland, sot do ta vizitojë Maqedoninë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç lajmëroi Ambasada e SHBA-se ne Shkup, gjatë vizitës, ajo do të ketë takime me përfaqësues të Qeverisë, funksionarë të partive politike dhe përfaqesues të shoqërisë civile.

Në takime, sipas, kumtesës, do të bisedohet për çështje bilaterale dhe rajonale, përfshirë edhe nevojën për zgjidhje të krizës rrjedhëse politike, mbështetjen për punën e PSP-së, si dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të besueshme.

Vizita e Nuland është në kuadër të turneut të saj nëpër disa vende të rajonit ku janë përfshirë edhe Kosova, Shqipëria, Serbia dhe Qiproja. /Telegrafi/