Trepça ’89 dhe Feronikeli i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së gjashtë në Superligën e Kosovës, pasi ndeshja përfundoi 0-0.
Nikli e filloi mjaft mirë takimin, duke rrezikuar me anë të Besmir Bojkut e Argjend Malajt, mirëpo goditjet e tyre ishin të pasakta.
Më pas, Trepça ’89 mori iniciativën dhe rrezikoi me Darwishin në minutën e 38-të, por që gjuajtja e tij përfundoi mbi portë.
Mitrovicasit në 45 minutëshin e dytë ishin më kërkues. Feronikeli kërkonte të dilte përpara me kundërsulme, por që nuk ia dilet në mbrojtjen e organizuar të vendasve.
Deri në fund, dy skuadrat nuk rrezikonin shumë, duke u kënaqur kështu me nga një pikë.
Pas javës së gjashtë, Trepça ’89 gjendet në pozitën e shtatë me shtatë pikë, derisa Feronikeli në vendin e tetë me një më pak. /Telegrafi/