Kanë kaluar dy vite por ndërtimi i hekurudhës Kosovë-Serbi nuk ka filluar ende. Arsyet nuk dihen derisa njohësit e çeshtjeve ekonomike e politike, fajtorë për këtë e bëjnë qeverinë.
Firmat i hodhën por gjithcka duket se mbeti vetëm në letër, është kjo marrëveshja e nënshkruar në Shtepinë e Bardhë në shtatorë të vitit 2021 mes Kosovës e Serbisë.
Në mesin e pikave për të cilën në atë periudhë u dakorduan dy palët, ishte dhe ndërtimi i dy linjave hekurudhore, që i lidhin dy vendet.
Synimi ishte që këto projekte të mundësonin jetësimin e qarkullimit tregtar të dy vendeve edhe përmes linjave hekurudhore.
Lidhur me bllokimin e këtij projekti, RTV Dukagjini ka kërkuar përgjigje në Ministrinë e Infrastrukturës, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.
Pavarësisisht heshtejs së Ministrisë, një përgjigje për punën e tyre e ka dhënë kompania INFRAKOS.
Dizajni për hekurudhën Podujevë-Merdarë është bërë por më tej, nuk dihet se çfarë ka ndodhur.
Një gjë të tillë e pohon Kryeshefi Ekzekutiv i “Infrakos”-it, Zymer Zekaj.
“Kjo linjë hekurudhore Podujev në kufi më Serbinë këtë linjë saipërket INFRAKO-it ne e kemi kry pjesën tonë por i takon Qeveris që ta shty përpara këtë projekt. Por për të gjitha informacionet duhet të kërkohen në Ministrin e Infrastrkuktureës pasi në skemi asnjëinformacion për këtë”, ka thënë Zekaj.
Mosjetësimi i këtij projekti duket se ka disa shkaqe.
Shqipërim Pula, njohës i çështjeve juridike e politike në vend, thotë se ndërrimi i Qeverisë në Kosovës dhe ndërrimi i administratës në SHBA mund të jenë disa nga shkaqet që ky projekt nuk ka ecur tutje.
“ Në SHBA ëhstë ndrru Presidenti në në Kosovë kemi pasur ndryshim të Qeverisë dhe e dimë që atëher Kryeministri aktual ishte kunder marrëveshjes në Shtepin e Bardh dhe duket se ka gjet vullnetin e poloot politik për të zbatuar marrëveshjet e shtatorit. Tek zotimet e Ëashingtonit është parapar edhe mundesia e financimit për këtë projekt. Ky projekt dot ë mundësonte lëvizjen e lir të mallrave dhe dot ë sherbete në kuadër të një pajtushmerie dhe kjo e bënë të veshtir jetsimin e atyre marrëveshjeve të 2020”, ka thënë Pula.
E kritikë për moszbatimin e kësaj marrëveshjeje, shfaqet edhe ekonomisti Safet Gërxhaliu.
Ai thotë se Kosova po dominohet nga agjenda politike dhe se shteti i më i ri në Evropë sipas tij nuk e ka komoditetin që të refuzojë një marrëveshje të tillë.
“ Një marrëveshje e till ka benifite në aspektin ekonomik, në të njëjtën kohë në Kosovë u regjeneru një politik refuzuse apo minimizuse të rendësisë së kësaj marrëveshje dhe në Kosovë po domin agjenda politike dhe po dëmtohet ekonomia kosovare. Hekurudha nuk ka alternativ dhe është e një rëndesie të madhe. Nuk e ka Kosova komoditetin refuzua dhe sa më shpejt kjo marrëveshje duhet të zbatohet”, ka thënë Gërxhaliu.
Në marrëveshjen e nënshkruar më 4 shtator në pranit të ish-presidentit Donald Trump, parashihej që palët të respektonin marrëveshje për hekurudhën Beograd-Prishtinë.
Për më tepër, në të thuhej se të dy palët duhet t’i përkushtohen një studimi të fizibilitetit për mundësitë e lidhjes së infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë me një port në det të thellë në Adriatik.