Në mungesë të kuorumit të mjaftueshëm, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të votojë dy propozim rezultat lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19.
Fillimisht nuk është votuar propozim-rezoluta e parashtruar nga Grupi Parlamentar i LVV-së lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19, pastaj nuk u votua as rekomandimet e propozuara nga Grupi
Parlamentar i PDK-së po ashtu lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19.
Propozim-rezolutën e LVV-së e kanë votuar vetëm 25 deputetë.
Këto dy propozime ishin bërë në seancën e kaluar të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/