Site icon Telegrafi

Nuk votohen shumë pika të mbetura të seancës së Kuvendit të Kosovës

Foto: Arkiv

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë miratuar disa nga pikët e mbetura nga seancat e kaluara.

Gjatë seancës plenarë që po mbahet sot, deputetët nuk kanë miratuar Raportin e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020. Për këtë pikë kanë votuar vetëm 19 deputetë, 52 vota ishin kundër dhe 1 abstenim.

Gjithashtu nuk pati kuorum për të votuar Raportin e Komisionit të Pavarur të Medieve për vitin 2020, pasi në votim morën pjesë vetëm 57 deputetë.

Lexo po ashtu Deputetët e Kuvendit miratojnë dy marrëveshje ndërkombëtare

Me 12 vota për, 59 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi nuk ka miratuar Raportin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2020.

Dritën e gjelbër nga deputetët nuk e mori as Raporti i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të pronës për vitin 2020. Për votoi vetëm 1 deputet, 58 ishin kundër dhe 2 abstenuan.

Raporti Financiar i Buxhetit të Kosovës për vitin 2020 është shtyrë për seancën e ardhshme shkaku i mungesës së kuorumit, pasi që vetëm 57 deputetë morën pjesë në votim.

Lexo po ashtu 'Gjykata e tenderëve' vazhdon të mbetet jofunksional, nuk miratohet emërimi i kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit të OSHP-së

Miratim nuk mori as Raporti i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2020. Asnjë deputetë nuk votoi për, derisa kundër ishin 61 deputetë.

Po ashtu, Organi Shqyrtues i Prokurimit do të vazhdojë të jetë jofunksional, pasi që Kuvendi nuk ka emëruar kryetarin dhe katër anëtarët e Bordit. Kundër ishin 64 deputetë, ndërsa për votuan vetëm 2 deputetë dhe 1 ka abstenuar. /Telegrafi/

Exit mobile version