Telegrafi

Nuk u takuan në fushë, por Milot Rashica i bën dhuratë fanellën e tij Granit Xhakës

Milot Rashica i Norwich City ia ka dhuruar Granit Xhakës të Arsenalit një fanellë të veten, edhe pse nuk u takua me të në fushën e ndeshjen që skuadra e tij e humbi thellë 5-0.

Përfaqësuesi i Kosovës, Rashica mungoi në disfatën dërrmuese, ndërsa Xhaka luajti 90 minuta në “Carroë Road”.

Rashica mungoi për shkak të një lëndimi muskulor në kofshe, të cilin e kishte pësuar në stërvitje me Norwichin më 2 dhjetor, ndërsa vushtrriasi pritet të mungojë deri në fillim të janarit.

Rashica u takua me Xhakën pas ndeshjes dhe ia dhuroi një fanellë të veten me numrin 17 te Norwichi.

Xhaka e shpërndau një fotografi të asaj fanelle në rrjetin social Instagram, duke e falënderuar ish-sulmuesin e Kosovës së Vushtrrisë.

Rashica e shpërndau të njëjtën fotografi me mbishkrimin: “Më vjen mirë që të pashë, vëlla”.

Duket se ka muhabet të mirë mes dy yjeve të futbollit shqiptar. /Telegrafi/