Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se raportet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama i ka të mira.
Megjithatë, Kurti para mediave nuk pranoi të flas më shumë, pasi dje nuk u takua me homologun e tij nga Shqipëria, në vizitën e këtij të fundit në Kosovë.
Këtë dekalarim Kurti e bëri pasi mori pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor, që po mbahet në Prishtinë, raporton KosovaPress.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qëndruar dje në Prishtinë, ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani, por jo edhe me kryeministrin Albin Kurti.
Rama i çoi disa mesazhe nga konferenca e organizuar nga LDK-ja, ku e vlerësoi lart Ibrahim Rugovën dhe tha se “urat e ndërtuara nga ish-presidenti i Kosovës, nuk duhet të shkatërrohen nga politikanët e sotshëm”.
“Kosova duhet të ndjekë shembullin e Rugovës për të ruajtur miqësinë me aleatët”, tha ai. /Telegrafi/