Mbrëmë (e hënë) në Big Brother VIP Kosova 2 nisi një debat i ashpër pas nominimeve që bënë banorët.
Kjo pasi Blerando si kapiten filloi një zinxhir shpëtimi, ku të parën e shpëtoi Santiana Malokun.
Ndërkohë që në fund mbetën tre banorë: Edona James, Lumbardh Salihu dhe Linda Halimi, të cilat edhe shkuan në nominim.
Transgjinorja nga Suhareka reagoi ashpër pasi u la nën hije nga konkurrentët, posaçërisht nga Blero, Shqipja e Blerando, marrë parasysh se ruan miqësi të mirë me të.
Ajo u revoltua nga kjo ngjarje dhe i paralajmëroi banorët se do të nisë një luftë brenda shtëpisë.
“E shihni prej sotit. Prej sotit ju tregoj se kush është Edona James. E di ama iu pashë fytyrat tani. Tash do të bëhet luftë këtu”, tha ajo.
Biondja në vazhdim theksoi: “Tash të mundohen prej shpinës time të mundohet dikush. Kurrë”.
Blerando ndryshe u shpall banori i preferuar për këtë javë. /Telegrafi/