Telegrafi

Nuk u regjistrua në zgjedhje dhe u la jashtë koalicionit, Berisha ankimon vendimin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit të Ankimit dhe Sanksioneve për të lënë jashtë zgjedhjeve lokale të 14 majit kandidatët e grupimit të tij si dhe për të çregjistrimin e Partisë Demokratike të drejtuar nga nënkryetari në detyrë Enkeljed Alibeaj.

Në dokumentin e siguruar nga Telegrafi Shqipëri, ish-kryeministri kërkon çregjistrimin nga zgjedhjet lokale të PD-së të drejtuar nga Alibeaj si dhe regjistrim e grupimit të PD-së me kryetar Sali Berishën.

Gjithashtu kërkohet që grupimi i PD-së nën drejtimin e Berishës të jetë pjesë e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” me siglën e të cilit do të garojnë kandidatët e dala nga primaret e organizuara nga grupimi i PD-së.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” u regjistrua nga Komisioni i Zgjedhjeve pak ditë më parë me pjesmarrës Partinë e Lirisë, Partinë Demokristiane dhe Partinë për Bashkim dhe të Drejtat e Njeriut. /Telegrafi/