Site icon Telegrafi

Nuk u pranua të ligjërojë në UP, por punimi shkencor i Ibadete Bytyçit publikohet në mediat më prestigjioze botërore

Nuk u pranua të ligjërojë si profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës (UP), por një nga autoret e studimit në të cilin tregohet se 5,000 hapa në ditë mund të mjaftojnë për të parë rezultate të mira në shëndet, Ibadete Bytyçi bëri bujë të madhe duke u publikuar në të gjitha mediat më prestigjioze botërore.

Këtë e bëri të ditur vet Bytyçi, përmes një profili në rrjetin e saj social në Facebook.

Punimi shkencor u publiku në CNN, BBC, The Guardian, etj.

Lexo po ashtu Shkencëtarja e kardiologjisë nuk pranohet si ligjeruese në UP, thotë se konkursi u kurdis

Ndryshe, Ibadete Bytyçi është e njohur botërisht për punën e saj në fushën e mjekësisë dhe e cila është shpallur shkencëtare botërore e Kardiologjisë, me tërë sukseset e arritura ndër vite, është refuzuar që të ligjërojë në Universitetin e Prishtinës (UP).

Bytyçi ka aplikuar në dy konkurset e hapura për profesor në Fakultetin e Mjekësisë më 31 maj të këtij viti për lëndët: Mjekësi familjare e fiziologji patologjike. /Telegrafi/

Exit mobile version