Site icon Telegrafi

“Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë” – Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

Viniciusit iu kërkua të fliste për atë që ndodhi kur ai humbi garën për Topin e Artë ndaj Rodrit në tetor. 

Braziliani deklaroi se kurrë nuk e ka ëndërruar dhe se nuk ndjehet i tradhtuar.  

 “Nuk jam ndjerë i tradhtuar sepse njerëzit votojnë atë që besojnë. Unë besoj në veten time, edhe në shokët e mi. Shumë njerëz më dhanë shumë mbështetje për të vazhduar të luaj mirë”. 

“Nuk kam ëndërruar kurrë të fitoj Topin e Artë, por sigurisht, kur je afër ta fitosh atë [je i entuziazmuar]”, deklaroi Vini. 

 Vinicius la të kuptohej se mund të kishte shkuar në galën e Topit të Artë nëse do t’i lejohej. 

“Klubi mori vendimin për të mos shkuar. Ata më kërkuan të qëndroja në Madrid dhe unë u pajtova”, deklaroi Vini. 

Lexo po ashtu Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Real Madridi bojkotoi galën e Topit të Artë, duke përmendur paragjykimet dhe mosrespektimin nga organizatorët. 

 Los Blancos u votuan si Klubi i Vitit në këtë ngjarje. /Telegrafi/

Exit mobile version