Telegrafi

Nuk u bindet urdhërave të Policisë, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Klinë pasi që i njëjti nuk i është bindur urdhrave të zyrtarëve policorë për dhënien e dokumentacionit personale për identifikim.

Sipas raportit policor, të njëjtin, zyrtarët policorë e kanë sjellë në stacion policor për intervistim dhe verifikim.

Në raport thuhet se i dyshuari gjatë gjithë kohës ka qenë agresiv duke i ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Telegrafi/