Site icon Telegrafi

Nuk do të ndodh ballafaqimi i dytë mes Aldos dhe McGregor

(L-R) Opponents Jose Aldo and Conor McGregor staring each other down

Jose Aldo do të përballet me Max Holloway në eventin UFC 212 në Rio de Janeiro më 3 qershor.

Në prag të këtij dueli për titull kampioni në kategorinë deri 66kg, braziliani është pyetur edhe për një “rematch” të mundshëm me Connor McGregor.

Luftëtari brazilian ka thënë se organizata e UFC-së ka tentuar të bisedojë me luftëtarin irlandez, por ky i fundit nuk ka pranuar asnjë lloj diskutimi për të aranzhuar një tjetër duel mes tyre në “Oktagon”.

Aldo ka shtuar më tej se është i përqendruar në stërvitjet e tij për të mbrojtur titullin e kampionit kundër Holloway.

Ndryshe McGregor kishte mposhtur Aldon në UFC 194 për vetëm 0:13 sekonda. /Telegrafi/

Exit mobile version