Site icon Telegrafi

“Nuk do të kthehem më në stol”, Mourinho bën shaka pas dy fitoreve radhazi të Romës

Jose Mourinho bëri shaka pasi Roma i fitoi të dyja ndeshjet pa të në bankinë, duke thënë se ai ‘nuk do të kthehej’ në stol.

Trajneri portugez u përjashtua me karton të kuq gjatë barazimit 2-2 me Veronën dhe u dënua me dy ndeshje për fyerje ndaj gjyqtarit.

Në vend që të shikonte nga tribuna apo zona VIP, në të dyja rastet Mourinho preferoi të qëndronte jashtë syve dhe të ndiqte lojën në një laptop në autobusin e ekipit.

Lexo po ashtu Mourinho e shikoi në autobus fitoren e Romës ndaj Spezias, nuk shkoi në stadium

Doli një ‘ide’ me fat kjo e Mourinhos, pasi Giallorossët mundën si Spezian, ashtu edhe Atalantan me rezultat 1-0.

“Mourinho tha pas ndeshjes se ne ishim shumë mirë dhe se nuk do të kthehej në bankinë!”, zbuloi mbrojtësi Gianluca Mancini për DAZN.

Lexo po ashtu Roma fiton ndeshjen e fortë ndaj Atalantas dhe i afrohet vendit të katërt

Çfarë tjetër i tha trajneri qendërmbrojtësit në tunelin e stadiumit Olimpico pas ndeshjes?

“Ai më tha bravo që nuk u ndëshkove. Është një dukuri e rrallë, nuk më kujtohet hera e fundit që ka ndodhur…”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Exit mobile version