Telegrafi

Nuk do të ketë shpërblim financiar për policinë e Maqedonisë

Ministrja e Financave, Nina Angelovska, duke u përgjigjur në një pyetje gazetare në konferencën e sotme për shtyp, konfirmoi se propozimi i Ministrit të Brendshëm Naqe Çulev për shpërblim financiar një herë dhe linear prej 15.000 denarë për të gjithë oficerët e policisë nuk do të pranohet.

“Çdo falënderim për mbrojtësit e rendit dhe paqes sonë publike. Shumë zyrtarë edhe nga sektorë të tjerë gjithashtu janë angazhuar gjatë kësaj periudhe të vështirë dhe punuan 16-17 orë në javë, përfshirë të shtunën dhe të dielën. Është propozim jo korrekt, ku dihet që vetëm dy ditë më parë Ministri Çulev dorëzoi propozim për shkurtimin e 88 milion denarëve nga shpenzimet e ministrisë”, tha Angelovska.

Më parë, Sindikata e Policisë së Maqedonisë i kërkoi Ministrit Çulev që të rrisë pagat e oficerëve të policisë me 20 përqind për muajt prill dhe maj.

Punonjësit e Qendrave të Shëndetit Publik si dhe të gjithë anëtarët e Shërbimit të Urgjencës Mjekësore do të marrin pagë për 20 përqind më të lartë si shpërblim për dy muaj.

Lexo po ashtu Çulev do t’i propozojë Qeverisë që të ndahen nga 15.000 denarë për çdo punonjës në MPB

Mjekët dhe stafi mjekësor i klinikave për sëmundje infektive do të shpërblehen, ndërsa paratë do të transferohen në një kartë pagese shtëpiake./Telegrafi/