Telegrafi

Nuk do të ketë rezultat zyrtar, vendoset se ku do të zhvillohet ndeshja RB Leipzig – Liverpool

Më në fund është konfirmuar edhe vendi ku do të zhvillohet ndeshja e Ligës së Kampionëve mes RB Leipzig dhe Liverpoolit.

Ka qenë klubi gjerman që ka njoftuar se takimi i vlefshëm për 1/8 e finales kundër Liverpoolit është zhvendosur në Hungari.

E gjitha kjo ka ardhur për shkak se shteti gjerman nuk ka lejuar që The Reds të futën në Gjermani për ta zhvilluar ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.

Si opsion ka qenë edhe që ndeshja të vendoset në tavolinë me rezultat zyrtar 3-0 në të mirë të vendasve, por më në fund është arritur një marrëveshje mes dy klubeve dhe UEFA-s.

Leipzig ka pranuar që të luaj në Budapest takimin e parë ndaj Liverpoolit më 16 shkurt.

Stadiumi nikoqir i kësaj sfide do të jetë Puskas Arena me dy ekipet që duan kalimin në raundin tjetër. /Telegrafi/