Site icon Telegrafi

“Nuk të ka interesuar se si po ndihem, as përse po qaj”, vazhdon debati mes DJ Dagz dhe Einxhel Shkirës

Einxhel Shkira dhe DJ DAGZ (Foto: YouTube)

Që nga hyrja në Big Brother VIP, DJ Dagz dhe Einxhel Shkira, u vunë re nga banorët e shtëpisë se kanë një kimi me njëri-tjetrin.

Konkurrentët shpesh janë parë duke shkëmbyer puthje e përqafime bashkë, derisa kjo ka bërë që të komentohet edhe brenda shtëpisë.

Kjo çështje u diskutua edhe mbrëmë në spektaklin e radhës të BBV, ndërsa u pyet nga prezantuesja Arbana Osmani nëse ndjen diçka më shumë për të.

Shkira u përgjigj me ironi se me me Ilirin në shtëpi nuk mund të krijosh një lidhje, pasi tha se Einxhel po afrohet me DJ-në e njohur vetëm për të qëndruar më gjatë në shtëpi.

Megjithatë, këtë të mërkurë Einxhel dhe DJ Dagz kanë biseduar në oborr në lidhje me deklaratën e moderatores, ku u shpreh se u ndje i ofenduar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Albania

“Çfarë ke bërë ti për mua”, i është drejtuar DJ Dagz – Einxhel. “Asnjë gjë dhe nuk kam në plan të bëj asgjë”, u përgjigj ajo.

“Kur unë kam pritur prej teje, ti nuk ke bërë për mua. Nuk të ka interesuar as si po ndihem, as si po mendoj, as përse po më dalin lot, as përse jam nervoz. Nuk të ka interesuar”, ka vazhduar më tej Arbër Gumnishta (emri i vërtetë).

DJ DAGZ dhe PM janë artistët e fundit që iu bashkuan shtëpisë më të famshme në Shqipëri. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Exit mobile version