Telegrafi

“Nuk do të gjuajë penallti”

Mbrojtësi i Barcelonës, Javier Mascherano ka thënë se nuk dëshiron të ekzekutojë penalltitë.

Ditë më parë disa tifozë të Barcelonës kanë hapur një peticion ku i është kërkuar Lionel Messit që t’ia lë një penallti Javier Mascherano, por ky i fundit nuk dëshiron të ekzekutojë penalltitë.

Barcelona ka pasur telashe me ekzekutimin e penalltive në periudhën e fundit.pasi kanë humbur shumë të tilla.

Por, Mascherano ka insistuar se nuk do të shkojë tek pika e bardhë për ta gjuajtur.

“A do ta ekzekutojë një penallti? Nuk ka shans”, deklaroi reprezentuesi argjentinas “TV3”.

Lionel Messi dhe Luis Suarez kanë ndarë përgjegjësinë e penalltive deri më tani gjatë këtij sezoni. /Telegrafi/