Telegrafi

“Nuk do të ekzistoni për një ose dy vjet”, Bayerni i thotë Barcelonës se Lewandoskin mund ta kenë vetëm me para në dorë – jo me këste

Bayern Munich raportohet se i ka thënë Barcelonës se ata duan para në një marrëveshje të mundshme për Robert Lewandowskin, duke thënë se ata besojnë se gjigantët spanjollë nuk do të ekzistojnë për ‘një ose dy vjet’.

Polaku ka qenë subjekt i spekulimeve intensive të transferimeve, me Barçën që mendohet të jetë shumë e interesuar për të blerë shërbimet e tij këtë verë.

Por, sipas raportimeve të reja, Bayern po kërkon para dhe nuk dëshiron asnjë këst, sepse ata besojnë se skuadra e La Ligës nuk do të ekzistojë pas ‘një ose dy vjetësh’.

Lexo po ashtu Katër top opsionet e Unitedit për ta zëvendësuar Ronaldon dhe për ta lumturuar Ten Hagin

Raphael Honigstein i Athleticit pretendon se Bayern i ka thënë Barçës se nuk janë të përgatitur të pranojnë një marrëveshje duke përfshirë këste dhe duan një tarifë paraprake.

Kjo sepse skuadra gjermane mendon se Barça do të dështojë në mes të situatës së tyre të rëndë financiare.

Duke folur në “The Totally Football Show”, eksperti gjerman i futbollit tha: “Bayerni i ka thënë Barcelonës ‘ne nuk duam asnjë këst sepse nuk jemi të sigurt që do të jeni aty brenda një ose dy vitesh, ne duam të gjitha paratë’”.

“Kjo është një nga pikat penguese të (marrëveshjes)”.

Lewandowski ka shijuar tetë sezone të frytshme dhe të mbushura me trofe në Bayern që nga transferimi i tij nga Borussia Dortmund.

Lexo po ashtu Çmenduria e Barcelonës për katër transferime - ku po i gjejnë paratë katalunasit

Ai ka shënuar 344 gola në 375 paraqitje për klubin, duke fituar tetë tituj të Bundesligës dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2020, ndër trofe të tjerë.

Por, duket se koha e tij në Gjermani po i vjen fundi, me yllin e pakënaqur që kërkon një kalim në ligën kryesore të Spanjës përpara sezonit të ri. /Telegrafi/