Roberto Firmino pas mbërritjes së Jurgen Kloppit në kryet të shtabit teknik të Liverpoolit, shpejt u bë një nga lojtarët më vdekjeprurëse në Ligën Premier.
Por, një prej skautëve të skuadrës së Hoffenheimit, Lutz Pfannenstiel ka zbuluar se si i kishte rënë në sy futbollisti brazilian.
Ai është një prej lojtarëve që luante videolojën “Football Manager” dhe kishte blerë reprezentuesin brazilian për 4 milionë euro në Hoffeinheim, transmeton Telegrafi.
Por, pas perfomancave të mira në videolojë skuadra kishte vendosur që ta transferonte edhe në jetën reale në vitin 2011 prej Figurenses për 3.5 milionë funte.
“Kolegu im dhe unë jemi lojtarë të pasionuar të kësaj loje, ku aksidentalisht zbuluam Firminon. Ai ishte vdekjeprurës në Figueirenseu, kështu që vendosëm ta sjellim tek ne. Ka pasur shumë skeptikë sepse ne kemi shumë lojtarë prej ligave të ndryshme që kemi paguar aq shumë para, por unë mendoj se ne kemi bërë një punë të mirë”, thotë Lutz Pfannenstiel, skauti i cili e solli Firminon në Evropë.
Ndryshe, 23-vjeçari ka kaluar në radhët e Liverpoolit për 29 milionë funte në vitin 2015. /Telegrafi/