Site icon Telegrafi

Nuk do të besoni se cili ishte profesioni i parë në karrierë i Bleros

Blerim Muharremi-Blero ka zbuluar disa detaje rreth jetës së tij.

Ai ka pohuar se para se të bëhej këngëtar, ka punuar si bujk dhe se ka larë enë.

“Para se të bëhem këngëtar kam punuar në arra. Kam mbjell dredhëza. Më pas kam punuar edhe në larjen e enëve”, ka thënë ndër të tjerash Blero në KTV, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu ka thënë se ka punuar në fabrikën e veturave Volvo, dhe më pas ka filluar karrierën si këngëtar, ku fillimisht babai tij ishte skeptik se do të arrinte shumë si artist.

Për fund, Blero ka zbuluar se është duke punuar në projekte të reja, të cilat pritet t’i publikon gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version