Getoar Selimi dhe Majk kanë sjell së fundi videoklipin e titulluar “Ajo”.
E veçanta e këngës ka të bëjë me refrenin “Të lagi me shampanjë”, të cilën Geti e thotë plotë shtatë herë teksa e mban një pije të tillë në dorë.
Por, pas një hulumtimi të bërë në internet del se kjo pije alkoolike ti ketë kushtuar shumë lirë të dashurit së Marina Vjollcës dhe Majkut, transmeton Telegrafi.
Sipas vlerës në treg, kjo lloj shampanje kushton hiq më pak se 22.80 euro.
Ndryshe, kënga deri më tani ka marrë rreth 14 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/