Telegrafi

Nuk do të besoni sa lirë është shitur pianoja nga filmi “The Piano” (Foto)

Filmi i regjisorit Jane Campion, “The Piano”, fitues i shumëfishtë i çmimeve Oscar, në vitin 1993 ka përdorur pianon e cila u shit në një ankand për vetëm 1.000 dollarë.

Instrumenti ikonik është përdorur në film në një skenë në plazh, është shitur në një ankand në Zelandën e Re.

Piano, disa pjesë të së cilës nuk punojnë, u shit nga “Trade Me”. Ishte një ofertë e vetme prej 1,000 dollarëve, çmimi është regjistruar nga një blerës anonim.

Shefi i Wellington studios “Westside Studios”, Robert Baldock, konfirmoi se piano është e njëjta, ajo që ishte përdorur për skenën e famshme në plazh në filmin e Jane Campion. “E verifikova këtë piano është përdorur në filmin ‘The Piano’”, citon The Guardian, transmeton Zëri.

Piano, që është punuar nga “John Broadwood & Sons”, kishte qenë më parë në ekran në bazën e “Westside” mbi gadishullin Miramar në Wellington, i njohur ndryshe si Wellywood për lidhjet e tij me industrinë e filmit të vendit. “Westside” u mbyll në mars të 2014-s, dhe piano ishte shitur më parë në një ankand në gusht të vitit 2013.

“The Piano” ku luajti Holly Hunter si një grua të heshtur që jeton në Zelandën e Re, tregton favore seksuale me një burrë evropian i zhytur në kulturën Maori për të kthyer përsëri pianon e saj të dashur. Filmi i regjisorit Jane Campion, në bashkëpunim me Harvey Keitel dhe Sam Neill, fitoi tre çmime “Oscar” më 1994 Academy Awards, përfshirë aktoren më të mirë për Hunter, aktoren më të mirë mbështetëse për 11-vjeçaren Anna Paquin dhe skenari më i mirë për regjisorin.