Barcelona sot ka regjistruar lojtarët si Memphis Depay, Eric Garcia dhe Rey Manaj dhe do të jenë të gatshëm për ndeshjen e së dielës ndaj Real Sociedad.
Numrave tashmë për skuadrën janë dhënë disa ditë më parë, megjithëse do të ketë ndonjë ndryshim, pasi atyre iu shtohen numrat e zgjedhur nga Eric Garcia, i cili do të veshë fanellë me numër 24 dhe ajo e Pedrit, i cili do të veshë fanellën me numrin 16.
Nuk ka më numër të lirë për Rey Manajn, kështu që, nëse nuk ka ndryshime, numri 10-të mund të mbetet për sulmuesin shqiptar.
Fanella me nr.10 e Lionel Messit është i vetmi numër ende në dispozicion, pas kalimit të argjentinasit në Paris Saint-Germain.
Nëse Manaj do të ftohet në skuadër për ndeshjen e së dielës, ai mund të vesh fanellën me nr.10, duke qenë se të gjithë lojtarët në skuadrën e ndeshjes duhet të kenë një numër midis Nr.1 dhe Nr.25, shkruan Marca.
Ky rast mund të evitohet nëse Barcelona shet një lojtar që normalisht do të ishte në ditën e ndeshjes si Philipe Coutinho apo Miralem Pjanic.
Si rezultat, kjo do të krijonte një hapësirë të lirë në skuadër, që do të thotë se askush nuk do të duhej të vishte numrin e mëparshëm të fanellës së Lionel Messit.
Rregullorja e La Ligas për numrat thonë si më poshtë: “Në rastin e klubeve të Kategorisë së Parë dhe të Dytë, numërimi i lojtarëve në skuadrat e tyre do të jetë nga 1 në 25, maksimalisht, dhe secili duhet të shfaqë të njëjtin numër në secilën nga ndeshjet e garave zyrtare , si në pjesën e pasme të fanellës, ashtu edhe në pjesën e përparme të poshtme, djathtas, dhe me një dimension. Numrat e rezervuar 1 dhe 13 janë për portierët dhe 25 për një futbollist të mundshëm, me licencë për ekipin e parë, po ashtu në cilësinë e portierit të tretë”. /Telegrafi/