Telegrafi

Nuk do ta besoni: Sot 20 vjet më parë, Barca bleu Enriquen nga Reali (Foto)

Transferimet mes rivalëve të përbetuar në futbollin spanjoll, janë tashmë të njohura si tensionuese.

Barcelona dhe Real Madridi pak lojtarë kanë shkëmbyer mes vete si shkak i tensioneve që kanë qenë të mëdha tradicionalisht mes këtyre dy organizatave futbollistike, shkruan Telegrafi.

Dhe një prej këtyre transfereve ndodhi pikërisht në këtë datë 20 vjet më parë.

Lexoni më shumë: Ronaldo godet Barcelonën

Më 27 maj të vitit 1996 Barcelona e kompletoi transferimin e Luis Enriques nga rivali i përbetuar Real Madrid.

Dhe mund ta imagjinoni shumën të cilën e ka paguar Barcelona? Po po, ata nuk kanë paguar ASNJE CENT për mesfushorin që do të shndërrohej në personazh pivotal për lojën e katalanasve.

Lexo më shumë: Ja çka thotë Ronaldo, kur pyetet nëse djali i tij do të jetë tifoz i Barcës

Enrique u kyç shumë mirë në kulturën e Barcelonës, aq mirë sa që 20 vjet më vonë ai ka udhëhequr klubin nga Camp Nou drejt dy trofeve, La Ligas dhe Copa del Rey.

Ky lëshim nga Reali, sigurisht se ishte historik !

 

bike trails


/Telegrafi/