Telegrafi

Nuk do ta besoni se ku i fshehën armët luftëtarët e Hamasit

Ushtarët izraelitë gjetën një snajper dhe municione të fshehura brenda një arushi të madh lodre gjatë një bastisje në një shkollë në Rripin e Gazës.

Armët u gjetën në një komplek shkolle në lagjen e qytetit të Gazës në Shejaia të premten pasi Forcat e Mbrojtjes së Izraelit u angazhuan në luftime të rënda me një post të Hamasit, transmeton Telegrafi.

Një video e publikuar nga IDF tregonte ushtarët duke tërhequr një pelush gjigant nga një grumbull mobiljesh dhe sendesh të tjera në klasë.

Aty, e prenë me thikë lodrën prej ariu dhe brenda gjetën një pushkë të madhe një kuti me municione.

Sipas IDF, shkolla ishte shfrytëzuar nga Hamasi për sulme të tyre. /Telegrafi/