Serigo Aguero i Manchester Cityt u mendua të jetë rreziku kryesor për Real Madridin në duelin kthyes.
Mirëpo, argjentinasi nuk ishte as afër këtij epiteti në dy duelet e zhvilluara, e sidomos jo në sfidën kthyese.
Ai nuk ka arritur të regjistrojë as edhe një goditje të vetme në duelin ndaj Real Madridit.
Por, kështu ai ka luajtur edhe në 480 minuta apo në 5 ndeshje në Ligën e Kampionëve, ku nuk ka regjistruar as edhe një goditje.
Forma e dobët e Agueros u shfaq edhe në lëvizshmërinë e tij nëpër fushë.
Foto më poshtë tregon se ku ka vrapuar më së shumti Aguero, duke mos qenë askund realisht i përqëndruar, e sidomos jo afër golit. /Telegrafi/