Telegrafi

Nuk do ta besoni nga pamja e parë, por kjo grua ushtron një nga profesionet më të rrezikshme në botë

Amalia Olin Lundstad, në pamje të parë duket se bën një jetë magjepsëse nga pasioni i madh për palestrën.

Por përveç profesionit të trajneres personale që ajo e ushtron, ajo është e angazhuar edhe në një nga punët më të rrezikshme në botë.

Amalia është eksperte e diplomuar në gaz dhe energji, dhe çdo dy javë drejtohet në një nga platformat e naftës në mes të Detit të Veriut ku punon si teknike.

Rreziku nga kjo punë ilustrohet nga fakti se gjatë dekadës së fundit nga ai profesion kanë ndodhur rreth 4,000 aksidente dhe 1,654 lëndime.

Përvojën e saj nga vendosja e pajisjeve deri te detyrat e vështira që kryen, ajo e ndan me ndjekësit e saj në TikTok.

Edhe pse përballet me rreziqe gjatë detyrës së saj, ajo duket mjaft e lumtur në uniformë teksa lufton me erërat e detit dhe rreziqet e fshehura. /Telegrafi/

@lifeofamalieLet me show you my four outfits in the North Sea 🥹🚁♬ original sound – Marvela