Telegrafi

Nuk do ta besoni, ky është ndëshkimi më i çuditshëm në futboll (Foto/Video)

Kei Kamara është ndëshkuar me kartonë të verdhë në fundjavë në kampionatin amerikan të futbollit, MLS.

Sulmuesi i skuadrës amerikane, New England Revolution, është ndëshkuar nga gjyqtari i takimit pas festimit të tij me golin e shënuar.

Lexo po ashtu Shqiptari i lë më gojë hapur yjet e Bayern Munich (Video)

Arsyeja e ndëshkimit nga gjyqtari ishte se sulmuesi nga Sierra Leone kishte vallëzuar me ‘Twerk’ dhe kështu gjyqtari e ka cilësuar i provokim apo gjest të pahijshëm.

Pas këtij kartoni, Kamara u pa i nervozuar me këtë vendim të gjyqtarit kryesor ku edhe kërkoi sqarime.

Momente nga festa e Kamaras me stilin ‘Twerk’

Ndryshe, skuadra e tij fitoi me rezultat 3-0 ndaj skuadrës së Didier Drogbas, Montreal Impact. /Telegrafi/