Kei Kamara është ndëshkuar me kartonë të verdhë në fundjavë në kampionatin amerikan të futbollit, MLS.
Sulmuesi i skuadrës amerikane, New England Revolution, është ndëshkuar nga gjyqtari i takimit pas festimit të tij me golin e shënuar.
Arsyeja e ndëshkimit nga gjyqtari ishte se sulmuesi nga Sierra Leone kishte vallëzuar me ‘Twerk’ dhe kështu gjyqtari e ka cilësuar i provokim apo gjest të pahijshëm.
Pas këtij kartoni, Kamara u pa i nervozuar me këtë vendim të gjyqtarit kryesor ku edhe kërkoi sqarime.
Ndryshe, skuadra e tij fitoi me rezultat 3-0 ndaj skuadrës së Didier Drogbas, Montreal Impact. /Telegrafi/