Telegrafi

Nuk shesin më vetëm futbollistë: Benfica me biznes të ri për të rritur arkëtimet

Benfica nuk është skuadër e varfër, por portugezët nuk po mund të arkëtojnë mjaftueshëm para nga shitja e lojtarëve.

Kanë nisur një tjetër biznes, duke shitur rroba. Fanella të mira, pantallona të shkurtra, bluza dhe vello nusërie ka filluar të shes kampioni i disafishtë i Portugalisë.

Benfica ka bashkuar forcat me stilisteb, Michelle Oliveira e cila ka pranuar të krijojë rreth 40 lloje të veshjeve të ndryshme, nga të cilat 24 janë fustane, përkatësisht 12 për mbrëmje gala dhe raste të tjera të veçanta dhe po aq për fëmijë, transmeton Telegrafi.

Meqë theksi është vënë në veshjet e dasmave dhe mbrëmjeve gala, Benfica ofron edhe prezervativë falas.

Lexo po ashtu Lojtarët me më së shumti driblime që nga fillimi i sezonit 2015/16

Edhe skuadra turke, Trabzonspor ka vendosur të mbush buxhetin nga shitja e energjisë elektrike. Ata kanë marrë leje për të ndërtuar hidrocentrale dhe energjinë elektrike do t’ia shesin shtetit.

Nëse ky biznes rezulton i suksesshëm, padyshim që edhe klubet e tjera evropiane do të veprojnë në të njëjtën mënyrë. /Telegrafi/