Telegrafi

Nuk shënon shumë gola, por Alvaro Morata është lojtar kyç në skuadrën e Max Allegrit

Alvaro Morata është kritikuar shpesh për paaftësinë e tij për të shënuar gola në Juventus, por ai tani është një figurë tepër kyçe në skuadër.

Sulmuesi 29-vjeçar spanjoll iu bashkua Juves në huazimi dy-vjeçare nga Atletico Madridi në shtator 2020, por që mund të blihet në fund për 40 milionë euro. Shumë tifozë mendojnë se ai nuk i ka përmbushur pritshmërit në Torino, pasi ka vuajtur të gjej vazhdimisht rrjetën.

Pavarësisht se ka shënuar vetëm gjashtë gola në kampionat në 27 paraqitje këtë sezon, kontributet e Moratas në sulm janë jetike për Juventusin.

Dobësia e tij më e madhe është padyshim aftësia e tij për të gjetur rrjetën, duke shënuar vetëm 17 gola krahasuar me 20 golat e pritur që nga ardhja e tij në 2020, por ai sjell shumë më tepër.

Morata është një figurë e rëndësishme krijuese në skuadër, duke qenë lojtari më produktiv i skuadrës në sulm kur shikon golat e shënuar plus asistimet.

Kjo për shkak se ai vazhdimisht arrin të përfshijë shokët e skuadrës në lojë, duke dhënë 11 asistime në Serie A gjatë një sezoni e gjysmë në Torino, njësoj si sulmuesi po aq produktiv Paulo Dybala.

Ai është gjithashtu i pari për shanset e mëdha të krijuara dhe i dyti për pasimet kyçe mes sulmuesve të qendrës në Serie A, një shenjë tjetër e lojës së tij në ekip.

Morata mund të mos jetë njeriu në listën e rezultateve çdo fundjavë, por ai është një pjesë jetike e sulmit të Juventusit dhe largimi i tij i mundshëm në verë do të ishte një goditje për Massimiliano Allegrin. /Telegrafi/