Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 8 persona të cilët nuk zbatuan vendimet e marra për parandalim të përhapjes së COVID-19.
Në Prishtinë u arrestua një person, në Prizren shtatë, në pikat kufitare një.
Rastet e plota sipas raportit të policies:
Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 21.05.2020 – 18:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rr. Reshat Karjagdiu, Prizren 21.05.2020 – 02:15. Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar nuk e kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Rr. Bekim Berisha, Dardani 21.05.2020 – 20:50. Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti si më lart dhe në procedurë të rregullt.
Hyrja e autostradës Veri 21.05.2020 – 21:40. Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti si më lart dhe në procedurë të rregullt.
Rr. Afrim Bytyqi, Prizren, 21.05.2020 – 22:45. Është ndaluar një i dyshuar mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti si më lart dhe në procedurë të rregullt.
SPK Qafë Prush 21.05.2020 – 17:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti me veturën e tij nuk është ndalur në vendkalim kufitar dhe ka rrezikuar zyrtarët policor që ishin në detyrë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Telegrafi/