Telegrafi

Nuk respektuan masat antiCOVID, Policia dënoi të mërkurën 515 qytetarë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24-orët e fundit ka dënuar 515 qytetarë për shkak të mos respektimit të masave antiCovid.

Gjithashtu, Policia bën të ditur se ka shqiptuar 1 mijë e 291 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Të mërkurën kanë ndodhur edhe 15 aksident trafiku me të lënduar dhe 28 me dëme materiale.

Po ashtu, ka arrestuar 17 persona, 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit. /Telegrafi/