Telegrafi

Nuk respektuan masat antiCovid, Policia dënoi 482 qytetarë

Policia e Kosovës është duke vazhduar të shqiptojë gjoba për qytetarët të cilët nuk respektojnë ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19.

Ditën e hëne, Policia e Kosovës ka dënuar 482 qytetarë të cilët nuk respektuan masat ndaj parandalimit të përhapjes COVID-19.

Ndryshe, ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht.

Ky ligj i ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 të këtij ligji rregullohet çështja e orareve të lëvizjes dhe gjobat në rast mosrespektimi.

E, neni 26 rregullon çështjen e izolimit dhe karantinës gjatë pandemisë COVID-19.

Ndërsa, në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro. /Telegrafi/