Telegrafi

Nuk i respektuan masat anti-COVID, shqiptohen gjoba dhe shoqërohen në polici disa persona që penguan policinë

Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka ndaluar një grup të personave të cilët shkelën masat anti-COVID në një lokal në Prishtinë, saktësisht në rrugën B.

Me masat e reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës, gastronomisë u lejohet puna deri në ora 21:00, ndërkaq rasti ka ndodhur pas këtij orari.

Njësitet e Stacionit Policor “Jugu”, në Prishtinë kishin intervenuar bashkë me inspektorët komunal dhe kishin shqiptuar gjoba ë bazë të Ligjit anti-COVID, ndërsa disa të tjerë jaën shoqëruar në polici pasi kanë penguar personat zyrtarë në kryerje të detyrës.

“Sot, më 15.01.2021, gjatë realizimit të detyrave policore, njësitet e policisë SP ‘Jugu’ Prishtinë, në ‘Rrugën B’, në bashkëpunim me inspektorët kompetent, në një lokal kanë vërejtur se ka grumbullim të personave. Policia ka shqiptuar gjoba bazuar në Ligjin anti-COVID, kurse disa persona janë shoqëruar në stacion, pasi kanë penguar personat zyrtarë në kryerje të detyrës”, konfirmoi për Telergafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës. /Telegrafi/