Telegrafi

Nuk respektuan masat anti-COVID-19, gjobiten 765 persona

Disa qytetarëve janë vendosur gjoba për mos përfillje të Ligjit anti-COVID-19.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, brenda 24 orëve janë gjobitur 765 persona.

Kujtojmë se në muajin gusht ishte miratuar Ligji anti-COVID-19, me qëllim të parandalimit të përhapjes së këtij virusi.

Lexo po ashtu Hyn në fuqi Ligji për pandeminë COVID-19, këto janë dënimet e parapara për ata që nuk respektojnë masat

Gjoba për mosmbajtje të maskës është 35 euro. /Telegrafi/