Telegrafi

Nuk respektuan Ligjin për COVID-19, dënohen 970 qytetarë

Foto: Ilustrim

Të hënën në Kosovë janë shqiptuar 970 gjoba për qytetarët që nuk kanë respektuar Ligjin për pandeminë COVID-19.

Gjithashtu, në 24-orët e fundit, Policia ka shqiptuar 956 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Policia po ashtu njofton se të hënën kanë ndodhur 58 aksidente trafiku, 21 prej tyre ishin me persona të lënduar kurse 37 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.

Policia në statistikat e fundit, po ashtu bën të ditur se ka arrestuar 15 persona, 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje kurse dy në vuajtje të dënimit./Telegrafi/