Një person nuk e ka respektuar masën e vete izolimit, me COVID-19.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 14:00 në Graqanicë.
Siç thuhet në raport, Policia ka iniciuar lëndë ndaj të dyshuarit.
“Raportohet se është iniciuar lënda ndaj të dyshuarit mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar masën e vet-izolimit. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/