Telegrafi

Nuk respektojnë vendimin e Qeverisë, arrestohen dy persona në Mitrovicë

Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar pasi kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në pishinë, duke mos respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria për masat e ndërmarra kundër përhapjes së COVID-19.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rastet  kanë ndodhur të premten rreth orës 13:30, në dy vende të ndryshme, njëra në fshatin Shupkovc dhe tjetra në rrugën “Ramadan Kelmendi”, në Mitrovicë.

Siç thuhet në raport, të njëjtit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar të dyshuarit pasi që të njëjtit janë takuar duke ushtruar veprimtarin në pishinë duke mos respektuar vendimin e lëshuar nga qeveria. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/