Policia në New York të Shteteve të Bashkuara, e ka shpëtuar një të ri, që kishte ecur nëpër sipërfaqen e ngrirë të liqenit dhe ka përfunduar në ujë kur ajo është thyer.
Kjo nuk është hera e parë që po u del punë forcave të rendit, meqë po injorohet ndalesa e bërë, që të mos hyhet në asnjë liqe sepse nuk është sigurt, transmeton Telegrafi.
Në videon e postuar më poshtë, shihet momenti kur policët ia kanë hedhur atij shkallët e formuara nga litari dhe e kanë nxjerrë prej ujit.
“Moti ka filluar të ngrohet dhe sipërfaqja mund të thyhet në çdo moment. Mos e rrezikoni jetën tuaj dhe të atyre që iu japin ndihmë e parë”, është paralajmëruar lidhur me rastin.
Megjithatë, shumë po e konsiderojnë si të sigurt dhe po provojnë të ecin, kryesisht për të bërë fotografi të ndryshme. /Telegrafi/
https://youtu.be/K4vMAB2cwHA