Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi që i njëjti nuk e kishte respektuar vendimin e qeverisë për kufizim të orarit të punës për shkak të masave antiCOVID dhe se i njëjti ka penguar zyrtarin policor në kryerjen e detyrës zyrtare.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në mënyrë të rregullt. /Telegrafi/